Kryeministri Edi Rama e cilësoi si tragjedi për Botën demokratike atentatin ndaj ish-Presidentit, Donald Trump.

Kreu i qeverisë shqiptare solidarizohet me Trump dhe familjen e tij, ndërsa shpreh ngushëllime për pasojat në jetë njerëzore që shkaktoi sulmi i dhunshëm.

“Është shqetësuese të shohësh një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet gjatë një tubimi, dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike.

Ngushëllimet e mia shkojnë për ish-Presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë që kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër çdo lloj forme dhune”, shprehet Rama në reagimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb