FIER

Kryeministri Edi Rama nga Fieri ku po mban fushatën elektorale të radhës deklaroi se ky qytet është kryeqyteti i socialisitëve.

Ai u shpreh se në mandatin e radhës, socialistët e kanë sfidë me veten që ta bëjnë edhe Fierin me det dhe ku të  ketë pushues. Rama theksoi se Fieri ka det, por nuk ka plazh, por së shpejti qyteti do të ketë plazhin e vet.

“Kudo që kemi drejtuar bashkitë, veprat e katër viteve flasin më shumë se të gjitha fjalët që i themi. Para 4 vitesh ky nuk ishte shesh për qytetarët. Por kryq makinash dhe rrethuar nga ngrehina të shëmtuara. Unë iu thashë para 4 vitesh jepjani votën Armandos dhe do të shikoni ndryshimin. Ja ku jemi sot, për këdo që ka mendje dhe do të arsyetojë. Në 4 vjet kemi bërë sa për të gjitha vitet e tjera së marra së bashku.

Transformimet në qytet janë të jashtëzakonshme. Në 4 vitet e ardhshme do të flasim më shumë me vepra. Ky është vetëm fillimi dhe s’keni parë asgjë akoma dhe me lumin. Sfida e 4 viteve që vijnë është që Fierit t’i japim bregdetin, që rivalitetin me Vlorën të jetë më i fortë. Do të shtojmë Fierin në hartën turistike të Shqipërisë. Një cun më doli rrugës dhe i thashë o cun ti nuk e di se po shkoj në kryeqytetin e socialistëve.”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: