Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në Asamblenë Kombëtare të OKB ka folur ndër të tjera edhe për tërmetin që ka tronditur Shqipërinë.

Rama tha se iu desh të anulojë një vizitë të mëhershme në OKB, për shkak se Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ndërsa shkenca nuk ka bërë aq përpara sa të zbulojë se kur bien tërmetet, ka bërë aq përpara sa të mund të parandalojë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës apo të klimës.

Shqiptarët e Kosovës ishin ata që vuajtën dhe  uri i Berlinit ishte një tragjedi kombesh. Kjo sallë ka dëgjuar dhjetëra zëra të tmerruar. Shumë vite pasi ra Muri i Berlinit, ne u përballëm me recesionit më të rëndë ekonomik, përjetuam tmerrin e Al Kaedës, përjetuam terrorizmin dhe u ekspozuam me ndryshimet klimaterike. Globalizmi mund të kritikohet, por ai mbetet më mirë. Gama e çështjeve sot janë trans-nacionale.

E gjejmë veten sot përballë disa problemeve të rëndësishme, na ekspozon me rreziqe të reja. Disa prej këtyre rreziqeve, nuk kanë marrë përgjigjen e duhur. Ne jetojmë në një kohë, kur emigracioni i paligjshëm, krimi i organizuar dhe kontrabandimi ka marrë hov. Kjo gamë çështjesh kërkon angazhim dhe ndërveprim shumë herë më tepër efikas në nivel trans-nacional.

Unë duhej të anuloja fluturimin, sepse një tërmet i fuqishëm goditi vendin tim, Shqipërinë. Vendi u përfshi më pas nga stuhi dhe shira të rrëmbvyeshme. Kjo e bëri situatën më të keqe. Shkenca ka ecur përpara, por nuk ka ecur mjaftueshëm që të zbulojë tërmetet para se të ndodhin. Edhe pse kjo vlen për tërmetet, kjo nuk vlen për klimën, që mund të bëhet më shumë për të. Kam kënaqësinë t’ju informoj se Shqipëria ka punuar për të pasur një ajër më të pastër në raport me Marrëveshjen e Parisit”, tha Rama ndër të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: