MALIQ

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën hyrëse në Maliqit.

Rama në fjalën e tij u shpreh se qeveria po mendon edhe për ndryshimin rrënjësor të qyteteve në jug-lindje të vendit. Kreu i qeverisë shtoi se hyrja e Maliqit ka ndryshuar totalisht, nga një rrugë gropash, ferr shumëvjeçar për drejtuesit e mjeteve, drejt përfundimit si një rrugë me standarde optimale në vazhdën e Rilindjes Urbane.

Zyrtarë lokalë në Maliq u shprehën se hyrja tashmë ngjan mjaft mirë dhe se fare mirë kjo pjesë e qytetit mund të jetë edhe një lagje. Ata thanë se po shikojnë si mundësi që me vendim të Këshillit Bashkiak të mund të bashkojnë Maliqin me Lubonikun, për shtrirje më të gjerë të qytetit të Maliqit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb