THUMANË

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht një nga zonat e prekura nga tërmetit, siç është ajo e Thumanës. Shefi i qeverisë shoqërohet nga zëvendëskryeministri, Erion Braçe si dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Një grua mes lotësh dhe e mbërthyer nga dhimbja e madhe i është drejtuar kryeministrit me thirrjet dhe lutjet: Me nxirrni vellanë dhe nusen, aman, mi nxirrni shpejt”.

Teksa minuta kalojnë për fat të keq numri i viktimave sa vjen dhe rritet. Deri në këto momente raportohet për 18 viktima dhe  600 të plagosur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: