Një prej situatave më popullore që qarkullon në botën e tifozëve në vendin tonë, është etiketimi si “tersndjellës” i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, që sa herë shfaqet në publik me veshjet e një klubi të caktuar, ai klub nis serinë e rezultateve negative. Natyrisht, është thjesht një besytni, por tifozët janë të gatshëm të besojnë çdo gjë veç për të ndezur shpresat e tyre

Në fakt, kjo situatë gjallëroi që në kohën kur Shqipëria ishte në europian me kryeministrin Rama, që ndoqi dy ndeshjet e para, ku kuqezinjtë u mundën 1-0 nga Zvicra dhe 2-0 nga Franca, për të fituar sfidën e tretë, atë ndaj Rumanisë 1-0, ndeshje në të cilën kryeministri nuk ishte prezent.

Rama Xhupi 700x443
Rama Xhupi 700×443

Së fundmi, Rama u shfaq në publik me xhupin e Liverpulit dhe “Reds”-at i dorëzuan vendin e parë Mançester Sitit, ndërsa sot, kryeministri është shfaqur në Elbasan me xhupin e e skuadrës së drejtuar nga Guardiola dhe, kur mbeten 3 javë nga fundit, tifozët e Liverpulit në vendin tonë, urojnë që supersticioni që qarkullon, të vërtetohet dhe ata të shijojnë titullin kampion për herë të parë pas sezonit 1989-1990.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb