VLORË

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e projektit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, tha se qeveria ka disa projekte të rëndësishme që do t’i bëjë realitet në qytet.

Rama u shpreh se qeveria pritet që të konsultojë projektin për aeroportin, ndërsa ka shtuar se po punohet edhe për projekte të tjera në Vlorë, për ta kthyer qytetin në një bazë të frekuentimit nga turistët e huaj.

“Duhet të investojmë akoma më shumë në Vlorë, sepse qyteti gjithmonë e më shumë do të kthehet për turizëm. Sot për sot nuk është e mundur që shtëpitë në lagje të caktuara të shërbejnë për turistët, sepse gjenden në konteste antituristike. Paralelisht duhet të punojmë fuqishëm, ne si qeveri dhe bashkia.

Do të transformojmë portin, do ta kthejmë në port turistik. Padyshim që qendra e gravitetit të zhvillimit është Aeroporti Ndërkombëtar. Tani kanë filluar të shkruajnë edhe gazetat e huaja se kush e ka marrë përsipër. Ne akoma jemi në proces të diskutimit të brendshëm për mënyrën sesi do të procedojmë. Kemi opsionin për një kompani ndërkombëtare që do e ndërtojë ose ta nisim vetë. Kemi përcaktuar një buxhet si qeveri, pastaj do të merret vendim, së shpejti. Aeroporti do kërkojë kohën e vet”, deklaroi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb