Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook” të disa bizneseve, të cilat janë bllokuar.


Rama shprehet se i duhet dhënë fund informalitetit. Ai shton se ka ardhur koha që ata biznese që nuk japin kupon, nuk regjistrohen dhe nuk faturojnë, të bllokohen ligjërisht.


  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i kryeminisitrit Rama:


STOP INFORMALITETIT✋

Prej thuajse një viti jemi përpjekur me qasjen sensibilizuese, informuese, këshilluese të biznesit në raport me detyrimet tatimore, duke minimizuar qasjen ndëshkimore. Tani boll me konkurencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit!

KOHA QE KUSH NUK JEP KUPON, NUK REGJISTRON DHE NUK FATURON TE BLLOKOHET LIGJERISHT🖐

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: