Futbolli i bllokuar nuk i interesin askujt, ndaj është normale që të kërkohet një zgjidhje sa më e shpejtë. Pas bojkotit të arbitrave, që nuk do të rikthehen të gjykojnë nëse policia nuk do të jetë prezente në stadiume për të garantuar jetën e tyre, edhe Federata Shqiptare e Futbollit mbështeti vendimin e Shoqatës së Arbitrave.

Në këto kushte, në kryeministri është zhvilluar një takim mes Edi Ramës dhe Armando Dukës. Se çfarë kanë biseduar me njëri-tjetrin kreu i qeverisë me kreun e FSHF-së, ende nuk dihet, por sinjalet janë pozitive dhe mund të kemi një zgjidhje të situatës.

Rama Duka (2)
Rama Duka (2)

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb