TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se axhenda e tij nuk është ajo e opozitës, por e interesit të shqiptarëve. Ai  iu drejtua kryeministrit Edi Rama dhe i kërkoi që të reflektojë mbi situatën politike, në mënyrë që e diela të jetë një ditë shprese për të gjithë shqiptarët.


Sipas Metës, nëse Edi Rama arrin të ndajë postin e kryeministrit me atë të kryetarit të partisë, situata do të jetë akoma më e qetë në Shqipëri.

“Axhenda ime nuk është bolshevike, axhenda ime nuk është e Monës, Lulit dhe e doktorit, por ajo e: Edi refleto! Sepse ashtu sikurse unë jam në gjendje të bëj dallim mes Monikës dhe republikës, edhe atij i kam kërkuar, përpara se ta votonim për kryeministër, edhe në vazhdimësi, deri edhe në drekën sekrete, që duhet të bëj dallimin mjaft të rëndësishëm, të qenit kryetar i PS, parti kjo shumë e nderuar dhe të qenit kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ky është detyrim kushtetues dhe superior.  Nëse ai e bën këtë dallim unë mendoj se do të jetë shumë mirë dhe përpara do të kemi një të diel pozitive, shpresëdhënëse për të gjithë”-tha Meta.


Gjithashtu Meta u ndal edhe tek ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se ai ua ka bërë te qartë vendimin e tij ligjor dhe kushtetues në lidhje me shtyrjen e datës së zgjedhjeve me 13 tetor. Në fund Meta tha se dëshiron t’i shohë shqiptarët të jetojnë në paqe.


“Unë i kam takuar të gjitha ata që kam dashur. Kam shumë respekt për përvojën e Glover dhe për integritetin që ajo ka. Të gjithë ndërkombëtarëve u kam shpjeguar pozicion tim për anën kushtetuese dhe ligjore për datën 30 qershor. Unë nuk kam ndaluar askënd, që të jetë vëzhgues votimesh, sepse është e drejta e tyre. Unë e kam bërë të qartë pozicioni kushtetues dhe ligjor, është i kristaltë, që zgjedhjet vendore do të janë në 13 tetor. Shqiptarët dua t’i shoh në paqe, pavarësisht bindjeve të mia”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: