DURRES

Së shpejti nis ‘The Miss Globe‘. Nën kujdesin e organizatorëve vajzat pjesëmarrëse janë pritur në Rinas, më pas janë vendosur në një hotel në Durrës, ku sot kanë qenë në takimin e tyre të parë me shtypin.

‘The Miss Globe’, këtë vit ka një prej sloganeve kryesore; ‘Turizëm në çdo stinë’!

Ky është edicioni i 21-të i eventit të bukurisë ‘The Miss Globe’ dhe në këto vite në Shqipëri kanë ardhur mbi 940 vajza. Një tur shumë interesant e i ngjeshur me aktivitet i pret të bukurat e Globit pas fotografive për revistat zyrtare.

Turi nis me Lezhën, Malësinë e Madhe, Guci (Mali i Zi), Vlorë, Dhërmi, Himarë, Berat…

Në të gjitha qytetet stafi i Deliart ka organizuar evente, talent show, parada me flamujt kombëtarë të shteteve përfaqësuese deri në një gjysmefinale spektakolare më Berat në 10-tetor.

Sigurisht që finalja e madhe do të jetë në Tiranë, në 15 tetor në Parkun Olimpik Feti Borova, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Prezantimi i natës finale i është besuar këtë vit Eva Muratit dhe Alban Xhihanit Në këtë event bukurie do të jetë të ftuar artistë shqiptarë të rinj që janë të njohur ndërkomtarisht.

‘The Miss Globe. është një nga eventet më të rëndësishme në vendin tonë, për të na sjellë emocione të bukura dhe energji pozitive!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: