Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024. I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishëm ishin autoritete lokale si dhe personalite të shquara të artit dhe letersisë shqipe, të cilët dhanë vlerësimet e tyre për veprat e autorëve fitues.
Fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” e konsideruan nderim të madh këtë vlerësim.
Në këtë konkurs, juria e përbërë nga Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlersoi me “Çmimin e karrierës” Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin. Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.