Ishte tmerrësisht i kujdesshëm, nuk ekspozohej dhe gjithmonë mbante njerëz të armatosur me vete.  “Il Padrino” apo “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”, siç njihet ndryshe në qytetin bregdetar të Vlorës dhe që u ekzekutua mbrëmjen e së martës në Durrës, nuk është një emër i panjohur për autoritetet.

Si u lirua nga burgu

39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

Nga burgu i Fushë-Krujës në atë kohë doli duke paguar lekë. Harizaj u arrestua më 7 mars 2000, pasi akuzohej dhe më pas u provua se në bashkëpunim me Skedrijald Pashajn kishin vrarë me armë zjarri më 22 Korrik 1999, Erion Ahmetin si dhe kishin plagosur rëndë shtetasit F. D dhe N. R.

Per te lexuar lajmin e plote klikoni ne GSH.al ne kete linkhttp://www.gsh.al/2018/11/07/edisoni-shtate-pallateve-vlores-qe-asgje-nuk-behej-pa-miratimin-e-tij/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: