KOSOVE

Politikania kosovare dhe ish-kryenociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar për deklaratës së Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili. Përfaqësuesi i LSI tha në një postim në Facebook se në Gjykatën e Hagës po thirren të gjithë ata që janë kundër idesë së ndarjes së Kosovës.

Duke shpërndare në adresën e saj në Facebook deklaratën e Petrit Vasilit, Tahiri shkruan: “Kufijtë e Kosovës i mbrojmë me të gjitha mjetet, ashtu sikurse që i kemi fituar pas 100 vjet lufte. Askush nuk guxon me i prek, e kemi detyrim ti mbrojmë sepse mbrojmë punën tonë, gjakun e të rënëve dhe të drejtën tonë kombëtare të konfirmuar nga Gjykata ndërkombetare për drejtësi që dha verdiktin se pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe legjitime”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb