TIRANE-Edmond Haxhinasto ishte përgatitur që herët në mëngjes për largimin nga ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës. Paradite ai ka takuar stafin me të cilin ka bashkëpunuar prej vitit 2013, vit kur mori detyrën. Pasi i ka përshëndetur dhe bërë vlerësime për shumë syresh, Haxhinasto është drejtuar në zyrën e Metës. Ai bën të ditur me dy fjalë largimin nga posti ministror.
“Dorëheqja për shkak të angazhimit në parti”.


Ndërkaq dorëheqja e Haxhinastos nga ministër i Transporteve ka mbërritur në kryeministri. Nuk ka munguar një koment i shkurtër nga kryeministri Rama lidhur me dorëheqjen e Haxhinastos. “Falenderoj Haxhinaston për punën e kontributin në skuadrën qeveritare”, ka thënë Rama.


Haxhinasto do të zëvëndësohet tek Transportet nga Sokol Dervishi, një tjetër personazh i njohur ky nga radhët e LSI. Dervishi aktualisht është shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Ilir Meta.


(d.b/BalkanWeb)

Etiketa: