KORCE– Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka komentuar situatën politike nga Korça, ku mori pjesë në një aktivitet. Panarati tha se nuk preferon të komentojë deklaratat e ambasadorit Donald Lu se në fillim të vitit pret arrestimet për peshqit e ‘mëdhenj’. Panariti u shpreh se duhet të vendosen në veprim komisionet e vettingut për verifikimin e figurave.

“Nuk dua te komentoj për deklaratat e ambasadoreve apo te personaliteteve te tjera te politikes apo diplomacisë. Ajo qe dua te theksoj është qe ne duhet te vëmë ne veprim komisionet e vettingut te verifikimit te figurave te prokuroreve dhe gjyqtareve. Këto duhen bere sepse jemi vone pra është humbur kohe shume e vlefshme. Kete pret opinioni publik qe komisioni i vettingut te filloje sa me shpejt ne mënyrë qe procesi i skanimit te gjyqtareve dhe prokuroreve te përfundojë brenda mundësisht këtij viti në mënyrë që pastaj pse jo të shtrihet edhe në politiken e lartë të Shqipërisë. Këtë pret opinioni publik dhe çdo vonese nuk i shërben reformës ne drejtësi”-tha Panariti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: