Kandidatja e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Edona Haklaj, e ftuar në emisioni “Open” në News24, i ka cilësuar listat e këtij koalicioni, që diferencojnë shumë me ato të partive të tjera, pasi emrat që janë kandidatë për deputetë, do të jenë në garë të hapur më 11 maj.

E pyetur për futjen në lista të emrave të prindërve e të afërmeve të tyre, Haklaj tha se kanë marrë dakordësinë e tyre për të dhënë dorëheqjen më 12 maj.

Edona Haklaj: Ajo çfarë më diferencon mua nga kolegët këtu dhe ekipin të cilin përfaqësoj është se ne jemi në lista të hapura dhe i djegim listat e mbyllura. Pra nuk e kemi sigurinë dhe nuk e preferojmë komfortin.

Ne në listat e mbyllura kemi marrë garancinë të vendosim prindërit tanë, familjarët tanë, të afërmit tanë, të cilët janë garancia për secilin prej nesh që në datën 12 maj, pas përfundimit të procesit të votimit, të gjithë familjarët tanë do japin dorëheqjen dhe do garojmë ne në lista të hapura. Ai që merr qoftë edhe një votë më shumë, ai meriton të shkojë dhe të përfaqësojë qytetarët. Kjo është forma sesi kemi vendosur të përfaqësojmë qytetarët, sepse kemi më shumë se një vit e gjysmë që kërkojmë lista të hapura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb