Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten në Stamboll se puna e Turqisë në Siri do të përfundojë kur të gjitha organizatat terroriste të braktisin këtë vend.

Erdogan përsëriti se “Turqia është kundër ndarjes së Sirisë”.

“Delegacioni turk i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, të shtunën do të qëndrojë në Moskë ku do të zhvillojë bisedime mbi Sirinë”, theksoi Erdogani.

Gjithashtu Erdogan paralajmëroi bisedime të reja për Sirinë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: