TIRANE- Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur tashëm votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri, ashtu si në të gjitha qendrat e ngritura në mbarë vendin. Gazetarja Elda Menga raporton për BalkanWeb se kandidati për kryetar Eduard Selami hodhi votën e tij të fshehtë në orën 10:00.
votimi ne pd
Në nisje të procesit të votimit, përmes një statusi në Facebook, Selami ftoi të gjithë demokratët të marrin pjesë në votime e të bëjnë zgjedhjen e duhur, që PD-ja t’ju kthehet demokratëve.
Eduart Selami

Eduart Selami

Eduart Selami ne pd
STATUSI I PLOTE
Te dashur demokrate,
Keto jane oret e ndryshimit te madh qe kemi kohe qe e presim, ky eshte shansi historik per t’ia rikthyer edhe nje here PD-ne demokrateve.
Ky eshte momenti per te vendosur gjithsecili me voten e tij/saj, me te miren qe meriton familja e vlerave te lirise dhe demokracise. Tani duhet votuar per te ringjallur shpresen per demokratet, per te djathten e bashkuar dhe per te gjithe shqiptaret.
Ne keto ore eshte e rendesishme te marrim pjese masivisht ne votim dhe se bashku me voten e lire te zgjedhim jo thjesht kryetarin, por modelin e ri te lidershipit bashkekohor.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: