TIRANE –Deputeti Eduard Halimi nuk do jetë përkohësisht pjesë e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi. Burime nga PD thanë për “News24” se nënkryetari i komisionit parlamentar për reformën në drejtësi, Eduart Halimi ka ikur jashtë vendit për arsye shëndetësore dhe nuk do të jetë përkohësisht pjesë e komisionit parlamentar të reformës në drejtësi.

Ndërkohë nesër në komision vendin e Halimit do ta zerë deputetja Jorida Tabaku, për të mos bllokuar punimet e komisionit. 

Lajmin për largimin e Eduart Halimit nga komisioni për reformën në drejtësi e konfirmoi edhe deputeti Arben Imami në një intervistë televizive në mbrëmje. Imami tha se Halimi është larguar sot nga Tirana për arsye shëndetësore, jo serioze.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: