Eduart Ndocaj nuk ka kritika vetëm për kreun e PS, Edi Rama, por edhe për këshilltarin e tij për mediat. “Është Endri Fuga që organizon takime me përfaqësuesit e qeverisë në Mirditë dhe në Lezhë dhe asnjëherë nuk jam njoftuar si deputet i vetëm i PS-së në Lezhë”. Kështu shprehet deputeti Eduart Ndocaj, i vetëshpallur si kandidat për kreun e Partisë Socialiste, teksa ishte i pranishem në mbledhjen e disa fidanëve (akacie) anës Rrugës së Kombit në Reps të Mirdites.
“Unë jam deputeti i vetëm i PS që jeton e punon në zonë. Megjithate, kjo problematikë do të ngrihet edhe në forumet e partise,” shtoi Ndocaj.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zv. Kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetar i Bashkisë Mirdite.
Në fund të aktivitetit, gazetarët i kërkuan z. Nocaj një prononcim në lidhje me kandidimin e tij si kryetar i PS.
“Z. Rama, nëse mendon se fiton, nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet. Ai duhet të hyjë në garë i barabartë dhe të fitojë kush është më i miri,” tha Ndocaj.
Ndocaj kritikoi drejtuesit lokalë të partië, duke thënë se nuk e ftojnë në aktivitete të rëndësishme që zhvillohen.
“Ky është një naivitet provincial,” tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: