PERMET

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një video në faqen e tij, të ‘Facebook’, nga revolta e qytetarëve të Këlcyrës, të cilët rrezikojnë të mbeten pa shtëpi dhe bisnese. Berisha, krahas videos, shkruan se kryeministri Edi Rama po i prish shtëpitë dhe bizneset . Në video, dëgjohet një qytetar që debaton gjerë e gjatë, me tone të ashpra me një nga punonjësit e Bashkisë Këlcyrë.


“T’i dil përjashta, se Bashkia është e qytetarëve. Ti dil jashtë se Bashkinë e paguaj unë. Me kë tall bythën ti, legen i dreqit, se s’të kam asnjë borxh. As kaq s’ke bërë për mua”, dëgjohet qytetari gjatë videos.

“Këlcyra në revoltë! Miq, banoret e Kelcyres qe Edvini po ju prish shtepi dhe biznese prej kater ditesh ne revolte. Ndiqni debatin midis qytetarit qe po i rrafshohet shtepia me narkozyrtarin ne bashkine e Kelcyres”, shkruan Berisha.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb