TURQI

Almeda Abazi solli në jetë fëmijën e saj të parë në datë 5 maj, të cilin së bashku me partnerin e saj Tolgahan Sayisman, vendosën ta quajnë Efehan.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ditën e sotme djali ka bërë 1-muajsh, ndaj ish-Miss Shqipëria ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa foto pranë vogëlushit të saj.

“1-muajsh”,- ka shkruar 27-vjeçarja krah postimit të saj në të cilin nuk kanë munguar edhe komente të shumtë nga miqtë e Almedës.
Siç duket dhe nga pamjet, Efehan po rritet dita ditës dhe mami Almeda është duke përjetuar periudhën më të bukur të jetës së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb