Sindroma metabolike është grup i gjendjeve, duke përfshirë edhe tensionin e gjakut, sheqerin e lartë në gjak, yndyrat e tepërta dhe kolesterinën shumë të lartë, ndërsa të gjitha këto simptoma në mënyrë drastike rrisin dhe krijojnë rrezikun nga sulmi në zemër dhe sëmundjet tjera kronike.

Hulumtimet kanë treguar që ekzistojnë disa ushqime që mund të parandalojnë problemet e tilla shëndetësore.

Hulumtuesit nga universiteti në Michigan kanë prezantuar rezultatet e hulumtimit të tyre në Boston, i cili ka treguar se si konsumimi i rrushit mund të ndihmojë në mbrojtjen e organeve të lidhura me sindromën metabolike. Shkencëtarët shpjegojnë se si komponentët natyralë të cilët gjenden në rrush mund të jenë përgjegjëse për efektet e përmirësimit, shkruan Koha.net.

Rrushi dhe ekstrakti i rrushit luftojnë kundër oksidimit të qelizave për t’i mbrojtur nga sindroma metabolike.

Shkencëtarët kanë ardhur deri te përfundimi që konsumimi i rregullt i rrushit të ngjyrave të ndryshme mund të ndikojë direkt në zhvillimin e sindromës metabolike. Hulumtuesit kanë testuar ndikimin e të ushqyerit me rrush në dy grupe, dhe më një grup kontrollues, në periudhën prej 90 ditësh.

Rezultatet kanë treguar që dietat tremujore të pasura me rrush reduktojnë konsiderueshëm markerët inflamatorë në trup, ndërsa rezultatet më të rëndësishme janë treguar në mëlçi dhe indin yndyror abdominal.

Përveç kësaj, konsumimi i rrushit ka çuar deri te përmirësimi i procese kognitive dhe reduktimi i rrezikut për zhvillimin e dementias.

(el.sp/Balkaneweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: