Eksperti i ekonomisë dhe dekani i Fakultetit të Ekonomikut në Universitetit Luarasi, u shpreh se nga të dhënat indirekte kuptohet se koncesionet në mjekësi nuk kanë qenë aq efektive.

“Nuk kemi raporte të qarta duhet ecur me të dhëna indirekt. Jetëgjatësia mesatare është rritur 3 muaj në vit. Nga 2015 deri në 2020 para Covidit, rritja e jetëgjatësisë është rritur me 20 ditë. Koncesionet nuk kanë rendiment pra nuk kanë efekt.

Financuesit ndërkombëtarë, BE dhe SHBA kur ish- ministri Ilir Beqja u promovuar të bëhej drejtor patën rezistencë, nëse do kishte bërë një punë të mirë do e donin drejtor në Kryeministri”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb