TIRANË

Në protestën e djeshme të banorëve të Astirit para Parlamentit u plagosën disa qytetarë, por në mesin e tyre kishte edhe efektivë policie.

Nga përplasja e djeshme, efektivja Ina Nuka humbi dy gishtat e njërës dorë pas shpërthimit të një kapsolleje.

Për këtë ka reaguar për “BalkanWeb” xhaxhai i saj Arif Nuka, i cili theksoi se efektivja ndodhet në reanimacion dhe gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm.

Ai theksoi se efektivja do të niset drejt Ankarasë së Turqisë për një mjekim të specializuar.

Xhaxhai I Efketives Se Palgosur, Arif Nuka
Xhaxhai I Efketives Se Palgosur, Arif Nuka

“Kemi kontaktuar dhe ndodhet në reanimacion dhe gjendja është në përmirësim, tani vazhdojnë proceduarat për ta nisur në një qendër shëndetësore në Turqi. Lajmin e morëm nga mediat, pastaj me telefon erdhëm tek Spitali i Traumës e mësuam se çfarë kishte ndodhur. Mjekët e Spitalit të Traumës kanë bërë ndërhyrjen që i takonte dhe tani kërkohet një ndërhyrje më e specializuar.” tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb