Në të shkuarën e kishte provuar rolin e trajnerit të parë, por nuk e kishte menduar, të paktën për momentin se do t’i duhej të drejtonte një pankinë prestigjoze si ajo e Tiranës. Jo vetëm kaq, pasi si teknik i përkohshëm, Emanuel Egbo duhet të debutojë në derbin e kryeqytetit kundër Partizanit.

Emanuel Egbo
Emanuel Egbo

Ish-portieri pranon se nuk ndjehet gati për të çuar deri fund sezonin e bardhebluve, por pret pa frikë këtë sfidë. “Nuk e di a jam apo jo i duhuri por më kanë dhënë besim për të drejtuar skuadrën në këtë ndeshje. Më shumë nuk di dhe jam i detyruar të vazhdoj. Nuk jam unë gati për të shkuar deri në fund të sezonit. Te Tirana ka nevojë për trajner me më shumë eksperiencë. Kam drejtuar Bylisin por Tirana duhet të ketë një staf dhe sa të kalojmë këtë ndeshje, do të vendoset”, ka thënë Egbo.

Ndeshja Derbi
Ndeshja Derbi

Ky është derbi i parë si trajner për ish-portierin, që në fushë ka luajtur shumë të tillë, madje duke fituar po shumë. “Në kohën time ka qenë epokë tjetër. Kur kemi dalë kampion kemi qenë më ndryshe. Kur fillonte ndeshja, fillonte 1-0 për Tiranën ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar. Të gjitha skuadrat janë aty ndërsa në kohën time ishin vetëm Tirana, Partizani dhe Dinamo”, ka vijuar tekniku I Tiranës.

78932220 2439366382986136 4758954373923471360 O
78932220 2439366382986136 4758954373923471360 O

Kujtime të bukura për Tiranën, që prej afro gjashtë vitesh ka një rekord negativ, duke mos fituar asnjë derbi. Pikërisht këtë “mallkim” kërkon ta thyejë Emanuel Egbo. “Nuk na mungon asgjë. Duhet të luftojmë. Mos të hyjmë në fushë me idenë se kemi kohë pa fituar duke dalë jashtë objektivave. Është e vështirë si ndeshje sepse janë në vendin e parë. lojtarët do të japin 100% në fushë sepse me 3 pikë do të lehtësoheshin shumë gjëra”, është shprehur Egbo.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: