EGJIPT
Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë rë dielën 14 ekstremistë dhe kapën një ton eksploziv gjatë një operacioni në pjesën veriore të gadishullit të Sinait.
Sipas autoriteteve vendore, forcat e sigurisë egjiptiane patën një konflikt me ekstremistët islamikë në zonat e shkreta të qytetit të El-Arishit.
Duke iu referuar zyrtarëve të paidentifikuar të sigurisë egjiptiane, AP raporton se ekstremistët kishin për qëllim të vendosnin bomba përgjatë rrugës në zonat midis El-Arish dhe qyteteve të Rafah dhe Shejh Zhuveid.
BalkanWeb