KAJRO- Një shkrimtar i ri egjiptian u dënua sot me dy vite burg për “veprime të turpshme” pas publikimit në një revistë letrare të një kapitulli të romanit të tij ku përshkruheshin skena seksuale, njoftoi një përgjegjës i drejtësisë.

Një lexues i revistës shtetërore letrare Akhbar al Adab kishte ngritur padi për publikimin në gusht 2014 të një kapitulli të romanit “Përdorimi i jetës” nga Ahmed Naji.

“Këto pjesë përmbanin skena ku personazhet përshkruheshin duke bërë dashuri”, njoftoi avokati i autorit.

Në janar, një gjykatë e nivelit të parë e kishte liruar Naji, por Gjykata e Apelit në Kajro e dënoi artistin e ri me dy vite burg për “veprime të turpshme”, sipas një përgjegjësi të gjykatës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: