Disa të plagosur pas një shpërthimi në zonën e ‘Muzeut të Madh’, pranë piramidave të Giza-s. Një autobus turistësh ka shpërthyer duke plagosur 16 persona.

Burime zyrtare thonë që bëhet fjalë për një pajisje të fshehur përgjatë rrugës. Të plagosurit janë ‘dhjetë egjiptian dhe shtatë pasagjerë nga Afrika e Jugut.

Gjithashtu qarkullojnë zëra që turistët e huaj të plagosur në këtë aksident janë 25.

Pamjet e postuara në Twitter nga një fotograf egjiptian tregojnë një mur prej çimentoje të shkatërruar dhe pak metra më poshtë autobusin e ndaluar.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb