Egjipti konfirmoi refuzimin e tij për çfarëdo pranie ushtarake izraelite në Korridorin e Filadelfit në kufirin me Gazën, mes përpjekjeve të vazhdueshme ndërmjetësuese për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Kajro me Sekretarin amerikan Shtetit, Antony Blinken, ministri i Jashtëm Badr Abdelatty tha se ata diskutuan “nevojën urgjente për një armëpushim në Gaza dhe domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbëngul në mbajtjen e pranisë ushtarake në Korridorin e Filadelfit në kufirin Egjipt-Gaza, një pozicion i refuzuar me forcë nga Kajro.

Kryediplomati egjiptian paralajmëroi për rreziqet që rajoni të “rrëshqasë në një luftë” më të madhe rajonale.

Paralajmërimi erdhi një ditë pasi të paktën 12 njerëz u vranë dhe rreth 2.800 të tjerë u plagosën nga shpërthimet e koordinuara të pajisjeve “pager” në gjithë Libanin.

Duke komentuar shpërthimet, Abdelatty dënoi “çdo përshkallëzim që kërcënon stabilitetin dhe sovranitetin e Libanit”.

Nuk pati asnjë koment nga Izraeli për shpërthimet, por Hezbollahu akuzoi Izraelin dhe u zotua të hakmerret.

Ministri egjiptian tha se ai diskutoi gjithashtu me Blinkenin “rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje në lidhje me Digën e Rilindjes së Madhe Etiopiane dhe sigurimin që ajo të mos dëmtojë Egjiptin, si dhe rëndësinë e mbështetjes së unitetit të Somalisë”.

Egjipti e sheh digën etiopiane si një “kërcënim ekzistencial” për pjesën e tij të Lumit Nil. Për vite të tëra, negociatat mes dy palëve nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë përpari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb