TIRANE- Debate dhe akuza, ngritje zëri, gati në shpërthime kanë shoqëruar ditën e sotme emisionin ‘Me zemër e hapur’ në ‘News24’. Ish-burri është përballur me ish-gruan, në pranë të nënës së tij, ndërsa ‘mollë e sherrit’ është bërë djali i tyre 5-vjeçar.

Armando tregoi se me Eglën ishte njohur në ‘Facebook’, ndërsa lidhja mes tyre kishte nisur si aventurë. Po ashtu ai vijoi me akuzat, duke shtuar se babai i Eglantinës dhunon djalin e tij.

“Djali im është i dhunuar. Unë e njoh djalin tim. Ata e dhunojnë. Madje kur jetoja me Eglën, babai e ka qëlluar atë dy herë me pëllëmbë. I ka thënë; ‘të dhashë shkollë, ti më bredh rrugëve’. Unë me Eglantinën jam njohur në ‘Facebook’. Ajo më bëri ftesë e para. Folëm pak kohë. Nuk e kisha nisur për seriozisht, e shihja si femër për të kaluar kohën, si gjithë meshkujt. Djali është dhunuar psikologjikisht edhe fizikisht. Tek fëmija vë re që ka diçka, se ai thotë vazhdimisht; gjyshi e rreh mamin, kur ajo vjen vonë në shtëpi’. Fëmija im këtë e përjeton. Ka një vit e gjysmë. Shikon veprime të gjyshit ndaj nënës së tij. Djali më kërkon që të shikojë filma pornografik. Ai është shumë i zhvilluar për moshën e tij, është 5 vjeç dhe është i zhvilluar seksualisht. Djali më thotë; Babai kë të vras me thikë, gjyshin apo mamin? I them asnjë të keqen babi. Mirë thotë, ‘do vras veten’. Kur Eglantina mori kujdestarinë, u dorëzua edhe një raport ku tregohej se ai ishte shumë mirë. Fëmijën e dorëzova në komisariatin e Sarandës në 13 maj të 2017-ës”, tha Armando.

Nuk kanë munguar as akuzat e Eglantinës, e cila pohoi se Armando i nxjerr në telefon të dashurën e tij që hiqej si pediatre, ndërsa e ofendonte. Po ashtu ajo shokoi me deklaratën ndërsa tha se e dashura e ish-burrit puthte në buzë djalin e saj 5 vjeç.

“Zotëria, ka nxjerr në telefon vajzën që do dhe është hequr si pediatre dhe më ka thënë; pse e ke lënë fëmijën me 40?! Kercenon. Djali më merr në telefon dhe më thotë; ‘Mami jam me të dashurën e babit, të dashurën që unë e puth në buzë.’ Ti nuk duhet t’i afrohesh fëmijës me milimetra. Ti nuk dihet ti afrohesh (I kthehet ish-vjehrrës). Erdhi kjo zonja në polici dhe tha; merreni këtë fëmijë, se është psikopat”, tha Eglantina.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb