TIRANË

E ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni komentoi veprimet e opozitës, e cila ka zhvendosur betejën politike në rrugë, duke mos pranuar që Edi Rama të jetë kryeministër.

Ajo tha se veprimi i ndërmarrë nga opozita është i paprecedentë, ndërsa shtoi se maxhoranca është e gatshme të ulet në dialog për të çuar përpara interesat kombëtare.

“Të dyja partitë e opozitës vijojnë protestën, ndërsa në Kuvend kanë ardhur kolegë që janë  pjesë e listave të PD dhe LSI. Djegia  e mandateve e pazakontë dhe akt i paprecedentë. Situata është e komplikuar dhe që ka nevojë për dialog dhe për një rrugëzgjidhje. Maxhoranca është e hapur për dialog, por për të diskutuar brenda kuadrit të nevojshëm  ligjor.

E para njëherë, maxhoranca dhe PS përgjatë gjithë viteve të demokracisë ka dëshmuar model paqësor e dialogues, e të hapur për zgjidhje. Kemi më shumë përgjegjësi për të dialoguar dhe zgjidhur situatën.

Edhe kolegu Bushati tha atë që e kemi thënë edhe ne. Kemi para qershorin, presim hapjen e negociatave. Dialogu është nevojë emergjente. Interesi kombëtar të jetë para atij personal e partiak. Padyshim që janë zgjedhjet dhe ne e respektojmë si një datë që duhet respektuar. Ka ende kohë edhe opozita që të reflektojë dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Dialogu nënkupton diskutimi me argumente dhe vënien e interesit kombëtar para atij partiak, por kurrsesi nuk mund të ketë pushtet në tavolinë”, tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb