TIRANE

Këngëtarja Egli Tako ende nuk e ka harruar aktorin e humorit Olsi Bylyku, edhe dy vite pas ndarjes së tyre. Edhe pse aktori ka nisur një romancë të re dashurie, për banoren e Big Brother Vip duket se koha është “ndalur”.

Madje Egli Tako e ka rigjetur ish-partnerin e saj, marrëdhënia e të cilëve zgjati për rreth 5 vite, tek këngëtari nga Kosova, Gjesti, i cili u bë pjesë e shtëpisë rreth 1 javë më parë, ku hyri pothuajse 24 orë pasi u eliminua nga shtëpia e Big Brothet Vip Kosova.

Menjëherë u vu re afrimiteti mes tyre, ku këngëtarja u bë një mbështetëse e Gjestit dhe kjo mesa duket ka një arsye.

“Më kthen shumë pas në kohë Gjesti, po më kujton Olsin”, u shpreh banorja gjatë një bisede me banoren tjetër të BBV, Livia Brunga.

Ajo ka shtuar se Olsi Bylyku dhe Gjesti janë shumë të ngjashëm me mendimet dhe tipin e tyre.

“Janë shumë të ngjashëm me mendimet, me tipin. Kur flasim seriozisht po më tremb. Më bën shumë për të qeshur dhe njerëzit që bëjnë për të qeshur janë të rrezikshëm”, u shpreh Egli.

Ndërkohë mes Eglit dhe Gjestit duket se po nis një romancë, pasi dyshja kanë nisur ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.

Kujtojmë që këngëtarja ka qenë në nje romancë prej 5 vitesh me aktorin Olsi Bylyku por lidhja e tyre përfundoi dy vite më parë. Së fundmi aktori ka zyrtarizuar edhe lidhjen e tij t re me gazetaren Denada Lura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb