Melih Ibrahimoglu ishte protagonist për herë të fundit me skuadrën e Egnatias. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, mesfushori turk e ka mbyllur me rrogozhinasit pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve të luajtur ndaj Borac dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke.

Pas ndeshjes ku lojtari shënoi si golin e avantazhit 1-0 të Egnatias, ashtu edhe një penallti në fund të sfidës, ai u takua me shokët e skuadrës dhe stafin, duke u dhënë lamtumirën të gjithëve. Që sot ai do të udhëtojë drejt Turqisë, pasi me datë 19 do të kryejë vizitat mjekësore për klubin e Koniaspor.

Lojtari ka një akord për një kontratë trevjeçare me klubin turk, pjesë e të cilit është edhe Sokol Cikalleshi. Pasi të kalojë vizitat mjekësore, ai pritet që të firmosë këtë marrëveshje nga e cila edhe rrogozhinasit do të përfitojnë financiarisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: