Kapiteni i Egnatias, Renato Malota analizoi fitoren 2-0 ndaj Kukësit në finalen e Superkupës.

“Të them të drejtën është një krenari për të gjithë ne sepse nuk e ka bërë ekip tjetër. Mundi dhe sakrifica jonë për 1 vit është shpërblyer. Është e vërtetë që ka qenë një nga kulmet e mija në karrierë. Kemi hasur pak vështirësi dhe shpresoj që në janar të përmirësohen gjërat.

Normalisht që është e vështirë të themi se do mbrojmë kampionatin, me punë çdo gjë arrihet. Nëse bëhen ndërhyrjet e duhura jemi ekipi favorit për të fituar titullin kampion sërish.

Ne jemi si ai zinxhiri nëse prishet një hallkë prishet e gjitha. Unë mendoj se Partizani është rival për titull, ne jemi përballur me ata dhe Dinamon. Edhe këta të fundit kanë bërë mirë, por mendoj se rivali është Partizani”, u shpreh Malota.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb