Egnatia dhe Vllaznia bënë thuajse një “minikampionat” mes tyre sezonin e kaluar. Këto dy skuadra u ndeshën mes tyre 7 herë: 4 herë në kampionat, dy herë në Kupën e Shqipërisë dhe në fund në gjysmëfinalen e “Final 4” në stadiumin “Air Albania”.

Bilanci anon nga kampionët në fuqi të Shqipërisë, të cilëve duket se u ecën në stadiumin “Loro Boriçi”. Sezonin e kaluar rrogozhinasit festonin dy herë në Shkodër pas ndeshjes. Shtatorin e vitit të kaluar Egnatia fitonte 0-2 në fushën e Vllaznisë, me gola të Isgandarli dhe të të ndjerit Duamena. Ishte ndeshja e fazës së parë të kampionatit, ndërsa në fazën e tretë fitonte Vllaznia me rezultatin 2-1, me gola të Balajt dhe Grudës, kurse për skuadrën e Tetovës barazonte përkohësisht Ndreca.

Në ndeshjen tjetër mes këtyre dy skuadrave në stadiumin “Loro Boriçi” festonin rrogozhinasit për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë. Ndeshja mbyllej në barazim 1- 1, pas 120 minutash, sepse në kohën e rregullt shkodranët fitonin 1-0, falë golit të Alivodës, duke barazuar kështu fitoren 1-0 të Egnatias në Rrogozhinë në aktin e parë. Montenegro do të shënonte golin e barazimit, që eliminoi shkodranët nga Kupa e Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb