Në tetë ndeshjet e fundit në kampionat kundër Egnatias, Partizani nuk ka arritur të fitojë asnjëherë. Kështu rrogozhinasit, me të cilët luajnë nesër, janë dhe rivali më i vështirë për “demat” në Superiore.
Betejat mes këtyre ekipeve në dy sezonet e fundit kanë qenë shumë të ndezura dhe të forta dhe shumica e tyre kanë përfunduar në barazim ose në fitore për rrogozhinasit.
Gjithsesi, “Demat” i mposhtën në finalen e Superkupës afro një vit më parë, me rivalët, që “morën hak” në finalen e madhe të titullit kampion.