Me statusin e kampiones në fuqi, pritshmëritë janë të larta në radhët e ekipit të Egnatia-s, por këtë sezon gjërat nuk kanë shkuar në mënyrë perfekte, ashtu si një vit më parë, kur morën kontrollin e kampionatit si kryesues dhe nuk e lëshuan deri në fund. Në përfundim të fazës së dytë, Egnatia e sheh veten në vendin e katër, por vetëm 4 pikë larg Dinamos kryesuese. Ekipi rrogozhinas pritet të jetë aktive edhe në këtë merkato dimri, për të plotësuar organikën në disa reparte, mbi të gjitha në portë dhe në sulm. Panorama Sport, e përditshmja më e madhe sportive në vend, shkruan se Egnatia po planifikon dy goditje “big” në këtë sesion të merkatos.

Emri më i bujshëm është ai i Etrit Berishës. Gardiani kuqezi është pa skuadër që në fillim sezoni, Egnatia është gati t’i ofrojë një kontratë, të paktën deri në fund të sezonit, por sigurisht pengesë e madhe mbetet rrogat e Berishës. Një tjetër objektiv, këtë herë më real është Redon Xhixha. Sulmuesi shqiptar vijon të jetë një emër që lakohet shpesh në Superligë për një rikthim të mundshëm, këtë herë është Egnatia që do të tentojë të josh futbollin e Karabag. Pak kohë më parë, në një intervistë për News24, Xhixha shprehu dëshirën për të vijuar sërish karrierën larg Shqipërisë, por Superliga mbetet gjithnjë një opsion, sigurisht në varësi edhe të ofertës.

68476de0 6f78 491b 81cb 06f23df8fcff
68476de0 6f78 491b 81cb 06f23df8fcff

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb