Leo Melo është futbollisti më i ri i Egnatias. Lajmi është bërë publik nga klubi kampion i Superiores, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mesfushori brazilian vjen nga skuadrat e Elbasanit dhe do të ndihmojë skuadrën për arritjen e objektivave.
“Leo Melo pjesë e kampionëve.Futbollisti Brazilian vjen te Egnatia pas eksperiencës në Shqipëri te AF Elbasani.
Pas firmosjes së kontratave me Presidentin , ai është bashkuat ekipit në stërvitje”- shkruan klubi.