Mbrëmja e djeshme në “Goca dhe Gra” nisi me një dedikim romantik që emocionoi të gjithë publikun. Më e reja në programin që ka nisur vetëm disa javë më parë, Einxhel Shkira, është rikthtyer në ekran, pas një periudhe të gjatë pauze që ia dedikoi të birit me kohë të plotë. Me këtë rast, partneri i saj, Dj Dagz, i dedikon asaj një letër romantike, në të cilën, mes të tjerave, shkruan:
Faleminderit shumë që sakrifikove punën gjithë këto vite që të jesh pranë familjes, gjë që unë s’e pata forcën asnjëherë ta bëja. Tani ka ardhur koha; unë Trev dhe gjithë familja duam që të vazhdosh të jesh pjesë e gjësë që ti di ta bësh më së miri dhe atë punë që ti e ke në zemër. Gjithmonë krenar për ty…