Pasi vizitoi Krujën dhe Mamurrasin, kryeministri Edi Rama u ndal në Laç, ku pa nga afër disa prej dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Teksa bisedonte me banorët, Rama u ‘kap’ me njërin prej tyre, pasi e cilësoi atë ‘oligark’. Ky i fundit iu përgjigj kreut të qeverisë se nuk ishte oligark, por shqiptar dhe patriot.

DEBATI
Rama: Qenke si oligarkët
Banori: Jo nuk jam pjesë e oligarkëve, por jam ish-pronar dhe tashmë pronar i ri. Sot jemi në tako.

Rama: Sot jemi në tako siç janë të gjithë.

Rama u thotë shoqëruesve: Lërini të futet kush të dojë në lokal. Ca është ky muhabet!
Rama: Oligark ulu.

Banori: Zoti kryeministër nuk jam oligark.
Rama: Po rri mo se nuk është fjalë e pistë ajo. Rri i qetë.

Banori: Jam shqiptar si të gjithë.
Rama: Shqiptarë janë dhe oligarkët.

Banori: S’jam si ata. Jam shqiptar dhe patriot.
Rama: E thash me shaka, pasi the që fisi yt ka të gjithë dyqanet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: