6 pikë në 2 ndeshje, një gol në minutën e 98-të dhe një fitore me përmbysje në një transfertë si ajo e Laçit. Pak vite më parë për Skënderbeu këto do të ishin rezultate normale por jo këtë sezon, ku deri në momentet e fundit diskutohej ekzistenca e klubit. Askush nuk e imagjinonte një start të tillë, mbase as vetë trajneri Ilir Daja, duke iu referuar dhe kohës së shkurtër që kishte në dispozicion për të ndërtuar skuadrën.

Daja
Daja

Korçarët jo vetëm që vijojnë të mbetën konkurrues por shifrat e tyre dhe ky fillim sezoni që i sheh sërish në majat e klasifikimit të imponon respekt. Dënimi i UEFA-s i lënë në fuqi nga CAS zbehu shkëlqimin e klubit korçarë por në fushë ky dënim i paprecedent nuk ka asnjë ndikim, të paktën për momentin. Ekipi i Ilir Dajës vetëm mund të përmirësohet, janë ende shumë lojtarë që pritet ti bashkohen grupit, lojtarë ekspert si Asion Daja, Jashanica apo Turtulli, pa përjashtuar edhe ndonjë afrim në ditët e fundit të merkatos.

Bregu
Bregu

Askush nuk guxon më të bëjë një parashikim se deri ku mund të shkoj ky ekip, mbase nuk ka kartat e duhura për tu futur në vallen e titullit por Skënderbeu është dhe pritet të jetë një kockë e fortë për çdo rival, mjafton të shohim sfidën kundër Laçit dhe dy perlat e Devi Bregut dhe Otto Xhon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb