Dorjan Bubeqi nuk do të jetë më trajneri i ekipit të Erzenit, pasi ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur.
Ish-sulmuesi i njohur, i cili e drejtonte prej një viti e gjysmë skuadrën shijakase, ka vendosur ta mbyllë eksperiencën për drejtimin e Erzenit.
Njoftimi është bërë nga vetë Dorjan Bubeqi në një postim në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të marrë ketë vendim.
(d.d/BalkanWeb)