Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ishte i pranishëm së bashku me lojtarët e tij në Camp Nou për të parë Barcelonën me Borussia Monchengladbach në fazën e fundit të grupeve në Champions League.
Skuadra angleze udhëtoi në Barcelonë për t’u stërvitur në mot të ngrohtë pas humbjes shokuese të tyre ndaj Bournemouth të dielën në Premier League.
Por udhëtimi i tyre në shtëpinë e Barcelonës ishte në itinerarin e trajnerit gjerman duke parë që klubi katalanas i uroi mirëseardhjen në Twitter.
Të pranishëm ishin disa nga lojtarët më të mirë të Liverpool, si Firmino, Lucas Leiva, Adam Lallana, Jordan Henderson, Milner, Moreno, Origi, të cilët shijuan nga afër spektaklin e Barcelonës në fitoren 4-0 ndaj Monchengladbach.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: