TIRANE

Deputetja e PD-së Grida Duma e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me Nisida Tufën ka komentuar zgjedhjet më të fundit në Partinë Demokratike, zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë dhe Sekrretariatit.

“Unë mbështes çdo aksion politik të Partisë Demokratike, as e paragjykoj për mirë as për keq zgjedhjen e ekipit të ri, formula duhet të jetë fituese. Duhet të vimë me të vërtetë tek njerëzit”,- thotë ajo.

E pyetur pse nuk mori pjesë në mbledhjen e dytë të kryesisë së PD-së, pjesë ë së cilës është, zonja Duma sqaron se një gjë e tillë ndodhi për shkak të angazhimeve të saj vetjake.

Duma tha se demokratët sot shpresojnë dhe duan fitoren dhe është mirë që ta sjellë ku ekip i ri. “Ne do të mbajmë përgjegjësinë për Shqipërinë tonë, duhet folur me njerëzit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky ekip duhet të na çojë tek fitorja”,- tha Duma.

Duma shtoi se Kryesia duhet të jetë patjetër një trupë e mirë për të fituar zgjedhjet. Ajo shtoi se është pikërisht kryetari Basha ai që duhet të mbajë përgjegjësi për arritjen e suksesit të kësaj trupe.

“Kryetari ka përgjegjësi të plotë për arritjen e suksesit një trupë, janë njerëz me përvojë, tani duhen parë politikisht. Votimi për zgjedhjet e tyre ishte transparent, gjatë numërimit nuk kam qënë prezentë, por procesi i numërimit është nën përgjegjësinë e kryetarit, Mekanizmat për të kuptuar kuajt fitues është gara transparente e thellë dhe e plotë”, shtoi ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: