Ekipi i fushatës së presidentit amerikan, Joe Biden, po këmbëngul se Biden do të mbetet kandidati presidencial për zgjedhjet në nëntor.
Madje, thuhet se votuesit ende e mbështesin atë pavarësisht shqetësimeve për moshën dhe se partia “nuk ka plan për një kandidat alternativ”.
Kjo përkundër raporteve se anëtarët e familjes së Biden kanë diskutuar se si mund të duket një tërheqje nga gara.
Fushata e Bidenit ka qenë objekt spekulimesh nëse presidenti përfundimisht do të tërhiqet, veçanërisht që nga debati me Donald Trump, shkruan skynews.
“Ndërsa votuesit përmendin vazhdimisht moshën e presidentit Biden kur kontaktohen, votuesit tanë të vërtetë janë ende duke planifikuar të votojnë për të, duke e bërë të qartë se debati nuk ka dëmtuar mbështetjen”, tha Dan Kanninen i cili luan rol kyç në politikbërje dhe fushata.