Sot do të mbahet takimi i delegacionit Shtetëror të Kosovës ku pritet të votohet edhe Platforma për Dialogun.

Bashkëkryesuesi i këtij Delegacioni, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Platforma për Dialogun pritet të votohet nga Delegacioni Shtetëror ndersa të premten pritet të shkojë në Kuvend, tha ai.

Ahmeti ka thënë se kjo Platformë për Dialogun nuk është dorëzuar akoma te presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në Delegacion Shtetëror është Avni Arifi që përfaqëson kabinetin e kryeministrit dhe AAK-në. Enver Hoxhaj është po ashtu aty dhe përfaqëson PDK-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb