TIRANE

Eklipsi hënor i datës 18 shtator do sjellë ndikime të ndjeshme në të gjitha shenjat, ndërsa astrologia Denisa Shyle e ftuar në “Vila 24” specifikon shenjat më të predispozuara.

Duke folur mbi parashikimin javor, Shyle jep lajmin e mirë për zhvillime pozitive në përgjithësi dhe e konsideron si “shërues” eklipsin. Shyle tërheq vëmendjen për të treguar më shumë kujdes me shëndetin sidomos në aparatin tretës.

Eklipsi hënor do pasohet javën tjetër nga ai diellor, për të cilin Shyle preferoi të zbulojë në kohë se çfarë do ndodhë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb