Nga: ZONJA KATERINA
750 gr kadaif, 300 gr gjalpë, 1 litër qumësht, 6 të verdha veze, 80 gr niseshte, 200 gr sheqer, 2 bustina vanilje, 500 gr pana ëmbëlsire, Fistikë ose bajame për servirje
Sherbeti:
500 gr sheqer, 1 gotë ujë, 1 lgj lëng limoni
Në një tavë vendosim kadaifin të cilin e kemi hapur mirë. Vendosim gjalpin në copëza aty-këtu dhe e vendosim kadaifin të piqet ne temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
Ndërkohë vendosim sherbetin në zjarr dhe pas 5 minutave që ka marrë valë e largojmë nga zjarri dhe e lemë të ftohet. Pasi kadaifi të jetë pjekur e thërrmojmë mirë dhe më pas i hedhim sherbetin.
Përgatisim më pas kremin. Vendosim qumështin të ngrohet (mbajmë pak qumësht të ftohtë). Ndërkohë përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin, niseshten, vaniljen dhe qumështin e ftohtë. E trazojmë mirë dhe e shtojmë tek qumështi që është ngrohur. E trazojmë vazhdimisht derisa kremi të marrë valë.
Kremin e përgatitur e vendosim duke e niveluar mirë mbi kadaifin e sherbetosur. Më pas rrahim panën e pasticerisë derisa të bëhet marengë dhe e vendosim mbi shtresën me krem. E spërkasim më pas të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirës me fistikë ose bajame të grira dhe e vendosim në frigorifer të ftohet.
(Vila24/BalkanWeb)